Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet e arrestimit të Astrit Avdylajt


Autoritetet ligjzbatuese kanë publikuar pamjet nga operacioni për arrestimin e Astrit Avdylajt.

Avdylaj është arrestuar në banesën e tij në Shijak.

Në operacion kanë marrë pjesë forcat RENEA dhe ato të qarkut Durrës.

Ministri Taulant Balla ka reaguar për arrestimin ku ka përgëzuar forcat e policisë.

Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe RENEA për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”-shkruan Balla.

Avdylaj i njohur si “Niçja” ishte shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”.

Vendndodhja e tij u zbulua nga informacionet në rrugë operative të agjentëve të BKH-së, SPAK-ut dhe policisë së shtetit.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Operacioni në masa të larta sigurisë, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Operacioni “Revanshi” vijon.