Vendosni fjalën kyçe....

Rusia raporton për të vrarë nga një sulm i Ukrainës


Pesë persona janë vrarë gjatë një sulm me dron në rajonin rus të Kurskut, afër kufirit me Ukrainën, thanë autoritetet lokale ruse.

Guvernatori i rajonit të Kurskut, Aleksei Smirnov, tha më 29 qershor se dy fëmijë të vegjël janë në mesin e të vrarëve. Sipas tij, Ukraina është përgjegjëse për sulmin.

Sipas Smirnovit, një ndërtesë banimi në fshatin Gorodishçe u godit nga sulmi. Dy persona, me plagë të rënda, janë dërguar në spital, shtoi ai.

Rajoni i Kurskut, sikurse edhe zonat e tjera ruse përgjatë kufirit me Ukrainën sikurse Brjansku, Belgorodi dhe Rostovi kanë qenë cak i sulmeve të vazhdueshme të Ukrainës, teksa Kievi po përballet me pushtimin që Moska nisi më 2022.

Mëngjesin e së shtunës, Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se ka rrëzuar gjashtë dronë gjatë natës, që ishin nisur në katër rajone ruse.

Këto pretendime të autoriteteve ruse nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur./REL