Pas debatit presidencial të së premtes në SHBA i cili u cilësua masivisht një performancë e keqe nga Presidenti Joe Biden, senatori i Albamas Tommy Tuberville tha se ajo çka u kuptua është se “deep state” po drejton Amerikën.
Sipas senatorit të lartë amerikan të Alabamës, Biden është një dordolec i cili drejohet nga të tjerë pjesëtarë të “deep state”*.
“Asnjëherë nuk e dini se sa keq do të ishte, por nuk mund të kishte qenë më keq për Joe Biden. Por, e dini, humbësi i madh mbrëmë, ishte populli amerikan. Amerikanët më në fund e kanë zbuluar se çfarë ka ndodhur për tre katër vitet e fundit. Dikush në prapaskenë si Obama, Clinton, Schumer dhe Pelosi, ata po drejtojnë vendin tonë dhe Joe Biden ka qenë një president dordolec. Ai është i njëjtë siç ka qenë. Ai është bërë pak më keq, por ishte një fatkeqësi, ” tha Tuberville gjatë një interviste me Mobile, FM Talk 106.5 të radios AL.
“Presidenti Trump bëri një punë të mirë duke përdorur pothuajse shprehjet e fytyrës. Rregullat disi e ndihmuan atë për të mos qenë në gjendje të ndërpriste rrugëtimin. Por kjo është një gjendje e trishtuar. Nuk e di se në çfarë drejtimi do të shkojnë demokratët tani, por ata janë në gjendje paniku dhe populli amerikan duhet vetëm të kuptojë se shteti i thellë po drejton këtë vend. Dhe ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë nëse Partia Demokratike dhe RINO-të (anëtar i partisë republikane i cili është jo besnik ndaj partisë ose jo mjaftueshëm konservator) e këtij vendi vazhdojnë t’i zgjedhin ata”, shtoi Tuberville, përcjell Breitbart.
*Kuptimi i “deep state” – Një grup njerëzish, zakonisht anëtarë me ndikim të agjencive qeveritare ose ushtrisë, që besohet se janë të përfshirë në manipulimin ose kontrollin e fshehtë të politikave qeveritare.