Pacientët e sëmurë me tumor vijojnë të përballen me problematika kur shkojnë për të marrë shërbim në spitalin shtetëror të Onkologjikut në QSUT. Të sëmurët prej një jave nuk kanë mundur të marrin shërbimin e radioterapisë për shkak se është prishur dera e bunkerit të Akseleratorit Linear.
“Është e prishur. Kur rregullohet nuk e di. Mjekët nuk më kanë thënë gjë për privat, por edhe po të më thonë nuk ia arrij dot.
Nuk kam. Gjëndja ime shëndetësore nuk është e mirë, e përkeqësuar por me shpresë të Zotit” thotë një paciente për Report Tv.
Terapia duhet të realizohet me derë të mbyllur pasi vendosja në punë e kësaj paisjeje, me derën e bunkerit hapur dëmton drejtpërdrejtë mjekët, por edhe pacientët pasi rrezatimi del jashtë bunkeri dhe rrezikon përhapjen e rrezeve në ambientet e Onkologjikut.
Gazetarja e Report Tv, Xhoana Çallaku disponon dhe videon e derës së bunkerit e cila qëndron e hapur ndërsa burimet bëjnë me dije se kjo gjëndje ka prej një jave.
Në spitalin Onkologjik në QSUT 2 akseleratorë linear, i pari në 2016-ën, i dyti është marrë në 2020-ën. Burimet bëjmë me se pritet që aparatura të rikthehet në funksion të qytetarëve të hënën.
Terapia me rrezatim është një trajtim i zakonshëm i tumoreve.
-Gati një e treta e njerëzve me kancer marrin rrezatim.
-Mjekët përdorin EBRT si një trajtim të kancerit në disa mënyra:
-Vetë ose me trajtime të tjera në përpjekje për të kuruar kancerin
-Para trajtimeve të tjera si operacioni për tkurrjen e një tumori
-Pas trajtimeve të tjera për të shkatërruar çdo qelizë kanceroze të mbetur
Pas trajtimeve të tjera për të reduktuar simptomat dhe për të zgjatur cilësinë e jetës