Vendosni fjalën kyçe....

Zvicra në çerekfinale, mposht Italinë 2-0


Zvicra ka eliminuar Italinë nga Europiani, duke fituar me rezultat 2-0.

Goli i parë u shënua nga Frojler në minutën e 37-të, duke vendosur avantazhin në pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, Vargas ndëshkoi portierin Donaruma me një gol të shpejtë.

Pavarësisht përpjekjeve të axurrëve për të barazuar, ata nuk arritën ta bënin këtë, duke u larguar me turp nga Europiani.

Ky ishte një zhgënjim i madh për Italinë, e cila cilësohej si një nga pretendentet kryesore në nisje të turneut.