Presidenti amerikan Joe Biden pritet të diskutojë të ardhmen e fushatës së tij me familjen pas një debati katastrofik me sfiduesin republikan Donald Trump, raportoi të shtunën NBC News.
Rrjeti citoi burime duke thënë se i vetmi mendim që mund të ndikojë në vendimin e Biden do jetë ai i gruas së tij, Jill.
Përballja televizive e së enjtes theksoi shqetësimet në lidhje me aftësinë e presidentit 81-vjeçar për postin, me paraqitjen e Biden të përshkruar në media si “jokoherente”, “pengesë” dhe “e paqartë”. Demokratët e rëndësishëm dhe donatorët tani po shtyjnë në mënyrë aktive për tërheqjen e tij nga gara, sipas raporteve të shumta.
NBC citoi pesë njerëz të njohur me këtë çështje duke thënë se Joe dhe Jill Biden do bashkoheshin me fëmijët dhe nipërit e tyre në Camp David të dielën, si pjesë e një udhëtimi të planifikuar paraprakisht.
Rrjeti tha se ekziston “një mirëkuptim midis demokratëve të lartë se Biden-it duhet t’i jepet hapësirë për të përcaktuar hapat e ardhshëm” dhe se “vetëm presidenti, në këshillim me familjen e tij, mund të vendosë nëse do ecë përpara ose do e përfundojë herët fushatën e tij”.
Një burim i tha gazetës se vetëm dy persona e kanë fjalën për këtë çështje, presidenti dhe gruaja e tij. “Kushdo që nuk e kupton se sa thellësisht personal dhe familjar do jetë ky vendim, nuk është i vetëdijshëm për gjendjen,” shtoi ai.
Pikëpamja u bë jehonë nga një tjetër burim i NBC, duke thënë: “I vetmi person që ka ndikimin përfundimtar me të është zonja e parë. Nëse ajo vendos se duhet të ketë një ndryshim kursi, do ketë një ndryshim kursi”.
Pavarësisht se debati shihet gjerësisht si një poshtërim për Biden, ekipi i tij ka këmbëngulur publikisht se ai nuk ka plane të largohet nga gara.
Presidenti e ka pranuar paraqitjen e tij të dobët kundër Trump, duke thënë në një tubim të premten: “Unë nuk debatoj aq mirë sa dikur, por di të them të vërtetën… Unë e di të drejtën nga e gabuara. Dhe unë di si ta bëj këtë punë, di si t’i bëj gjërat. Dhe unë e di atë që miliona amerikanë e dineë se kur rrëzohesh, ngrihesh përsëri.”