Vendosni fjalën kyçe....

U fut për t’u larë në lumë, humb jetën 22-vjeçari në Malësi të Madhe


Një 22-vjeçar ka humbur jetën në Malësi të Madhe pas futjes në lumë për t’u larë.

Viktima me iniciale K.N. është futur për t’u larë në lumin Cem kur ka gjetur vdekjen.

Dyshohet se shkak i vdekjes është bërë një arrest kardiak.

Njoftimi

“Rreth orës 16:30, në fshatin Nikç, shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t’u larë në lumin Cen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”