Vendosni fjalën kyçe....

I nxorri pistoletën kuzhinierit të restorantit, shpallet në kërkim 33-vjeçari në Velipojë


Një 33-vjeçar është shpalur në kërkim në Velipojë pasi akuzohet  se ka kanosur me pistoletë kuzhinierin e një lokali.

I riu me iniciale E.I ka ndërhyrë në sherrin mes kuzhinierit A.F. 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës dhe kamarierit, 20-vjeçarit E.H.

Pas mbërritjes së policisë ai ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas njoftimit të marrë se në një lokal në fshatin Pulaj-Plazh, po ndodhte një konflikt, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin E. F., kishte ndodhur një konflikt i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç, kamarier i lokalit dhe shtetasit A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit. Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F.

33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.