Vendosni fjalën kyçe....

Kualifikohet Anglia, gjen Zvicrën në çerekfinale


Anglia është kualifikuar në çerekfinalet e Evropianit 2024 ku do gjejë Zvicrën.

Edhe pse qe vetëm një hap larg kualifikimit, pas golit të Sllovakisë në pjesën e parë, ekipi i Southgate gjeti golin e barazimit në minutën e fundit me Bellingham duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë.

Në minutën e parë të kohës shtesë, Anglia shënoi edhe goline dytë me Kane, duke e ruajtur rezultatin deri në fund të kohës shtesë.