Vendosni fjalën kyçe....

“Me gjithë respektin ti je për dialogun Serbi-Kosovë”…”S’po polemizoj me ty Igli” – Hasani e Lajçak përplasen në Kroaci


Një përplasje e pazakontë mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Përplasja ka ndodhur në një panel të Forumit të Dubrovnikut pas pyetjes së gazetarit Michael Martens, i cili iu drejtua Hasanit nëse procesi i anëtarësimit në BE është i bazuar në merita, shkruan Ekonomia Online.

Hasani u përgjigj duke thënë se “forcat centripetale drejt BE-së duhen rritur” dhe se Shqipëria do vijojë t’i përmbushë kriteret dhe “se këtë nuk e bën për shkak të BE-së por për shkak të vetë Shqipërisë”.

“Kam vështirësi të kuptoj se vendi im e ka organizuar vetëm një konferencë ndërqeveritare (Shqipëri-BE), dhe po ashtu edhe tjerët kanë bërë këtë. Kaq.” tha Hasani në panel duke iu referuar konferencës së pare për çeljen e negociatave Shqipëri – BE të orgaizuar në vitin 2022.

E menjëhershme  ka qenë përgjigjia e Lajçak, i cili është njëherëzi edhe i Dërguari i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë.

“Ndihem i obliguar që të përgjigjem në pyetjen që i bëtë ministrit Hasani. Dua të them se ky proces është absolutisht i bazuar në merita. Ka shumë politikë dhe gjeopolitikë në fazën pëtgatitore, vendimi për të dhënë statusin e kandidatit ftesa për hapjen e negociatave për anëtarësim, por pasi të jeni në proces të anëtarësimit ju duhet të pëtmbushni kriteret, s’ka rrugë të shkurtër.” – u përgjigj Lajçak.

Megjithatë Hasani i atypëratyshëm ka qenë reagimi i Hasanit i cili iu drejtua Lajçakut duke i thënë: “Nuk thashë asnjëherë rrugë të shkurtra…me gjithë respektin…ti je për dialogun Beograd – Prishtinë. Kështu që dua të jem i qartë në një gjë. S’kemi kushte për kushtet që na janë vënë. Le të jem i qartë për këtë” – ka thënë Hasani.

Megjithatë edhe Lajçak nuk e ka lënë me aq tej teksa tha “nuk jam duke polemizuar me ty Igli”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Hasanit i cili në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe jo me pak ironi i kërkoi që të merret me dialogun Kosovë – Serbi.

“Po, po, por rri te dialogu, do të jemi të lumtur nëse ke ndonjë rezultat, do të mbështesim, do të mbështesim vazhdueshëm sic kemi bërë…por rri te dialogu.” – tha Hasani.

Lajçak nuk u ndal me aq teksa pohoi se “mandati im është më i gjerë se dialogu, çështjet rajonale”.

Hasani vazhdoi: “Po, por ndalu te dialogu”.

“Po ashtu kam një eksperincë personale 25-vjecare që s’mund ta injoroj. Kam qenë pjesë e ketij procesi të vendit tim, Ballkanit Perëndimor dhe guxoj të them se di diçka për këtë.” – mbylli replikën Lajçak.