Stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Francën, Zvicrën dhe Italinë këtë fundjavë kanë lënë të vdekur pesë persona sipas autoriteteve lokale.
Tre persona në të 70-at dhe 80-at vdiqën në rajonin verilindor të Francës Aube të shtunën kur një pemë shtypi makinën në të cilën ata po udhëtonin gjatë erërave të forta, tha autoriteti lokal për Agence France-Presse.
Një pasagjer i katërt ishte në gjëndje kritike, shtoi ai.
Në Zvicrën fqinje, dy persona vdiqën dhe një i tretë u zhduk pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu në juglindje, tha policia në kantonin italishtfolës të Ticino.
Sipas të përditshmes lokale La Regione, të vdekurit ishin dy gra që ishin me pushime në rajonin e Alpeve.
Pasagjeri i katërt është në gjendje kritike, thanë autoritetet lokale për agjencinë e lajmeve, AFP.
Në Zvicër, dy persona vdiqën dhe një tjetër është zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut në juglindje të shtetit, në kantonin italianofolës të Ticinos, tha policia.
Sipas mediave lokale, dy viktimat ishin gra që ishin për pushime në Zvicër.
Moti i keq po ashtu ka lënë disa zona pa energji elektrike në Zvicër.
Edhe javën e kaluar, Zvicra u përball me shira të rrëmbyeshëm që lanë të vdekur një person dhe shkaktuan dëme të mëdha.
Në veri të Italisë, në Luginën Aosta, u raportua për vërshime të mëdha për shkak të lumenjve që dolën nga shtrati.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga aktivitetet e njerëzve, po rrisin ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e motit ekstrem, sikurse përmbytjet dhe stuhitë, shkruan The Guardian.