Vendosni fjalën kyçe....

Policia bën bilancin, 10 shoferë të arrestuar në Tiranë në një javë dhe mbi 14 mijë masa administrative 


 

10 shoferë janë arrestuar në Tiranë kësaj jave. Disa prej tyre janë vënë në pranga për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo lëndëve narkotike.

Të tjerë për dhënie makine pa leje drejtimi, korrupsion dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.

Gjithashtu janë vendosur dhe 14.785 masa administrative të vendosura, mesatarisht 2,112 në ditë.

Më tej policia bën me dije se janë bllokuar 5 automjete, përfshirë 2 me targa të huaja.

NJOFTIMI I POLICISË

“Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (23.06.2024 – 29.06.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

10 Arrestime dhe procedime penale:

4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

2 persona për pa leje drejtimi.

2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person u proceduan  për korupsion aktiv.

1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

14.785 masa administrative të vendosura, mesatarisht 2,112 në ditë.

57 masa për xhama të zinj.

2.217 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

528 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

1.045 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

18 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

1.330 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

4.650 masa për qëndrim të gabuar.

970 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

10 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

45 raste për tejkalim shpejtësie.

31 raste të ndryshme 

5 automjete u bllokuan, përfshirë 2 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt”.