Vendosni fjalën kyçe....

Rama në përurimin e Thumanë-Kashar: Zgjerojmë autostradën Tiranë-Durrës, brenda vitit mbaron Tuneli i Murrizit


Kryeministri Rama tha se rruga e re Thumanë-Kashar është fytyra e Shqipërisë 2030 dhe se brenda kësaj kohe rruga nga Muriqani në Vlorë do jetë në të njëjtën formë, pjesë e Korridorit Blu.

Ai tha gjithashtu se shumë shpejt do nisë zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës si dhe do riparohetRrruga e Ndroqit.

Kryeministri theksoi gjithashtu se brenda këtij viti pritet të përfundojë edhe Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit.

“Çfarë është Shqipëria në 2030 mund ta shohin. Brenda kësaj periudhë nga Muriqan në Vlorë duhet të jetë kështu. Ky është korridori blu. Ndërkohë edhe korridor i 8 do jetë i përfunduar. Shumë shpejt do të filloj edhe për Ndroqin dhe autostrada Tiranë Durrës do zgjerohet. Rruga në Ndroq do jetë turistike panoramikë, do jetë kalim alternativ dhe kalim shumë i këndshëm. I kam merak dibranët. E para që tuneli i Murrizi është fiksimi në luftën me gjeologjinë. Në Murriz po ecim dhe nuk duam të flasim, të vëmë afate. Do kemi tunelin para fundit të vitit. Kam parë një lajm që rruga e Arbrit do jetë me pagesë. Nuk do ketë pagesë për rrugën e Arbrit”, u shpreh kryeministri Rama.

Kalimi në rrugë Thumanë-Kashar do jetë me pagesë. Vlera do llogaritet nga lloji i mjetit, por pagesa nuk do jetë në asnjë rast më poshtë se 2.1 euro. Tarifa do përllogaritet çdo vit dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit të euros.