Udhëheqja e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), duke përfshirë themeluesin Klaus Schwab, kanë mbyllur një sy ndaj diskriminimit ndaj grave dhe njerëzve me ngjyrë, si dhe ngacmimeve seksuale në organizatë, raportoi Wall Street Journal të shtunën, duke cituar mbi 80 punonjës dhe ish-punonjës dhe burime të tjera të njohura me gjendjen.
Akuzat janë në kontrast me rekomandimet e WEF, e cila ka bërë thirrje me zë të lartë për çuarjen përpara të barazisë gjinore, që sipas analistëve të saj, parashikohet të shtojë triliona në ekonomitë globale dhe të rrisë ndjeshëm prodhimin ekonomik të disa kombeve.
Forumi Davos, u krijua nga Schwab në vitin 1971 dhe drejtohet si një fondacion jofitimprurës. Mbledhja vjetore e forumit në Davos, Zvicër është ngjarja më e madhe vjetore e biznesit dhe ekonomisë në botë. Ai zakonisht tërheq dhjetëra krerë shtetesh dhe shefa ekzekutivë të rangut të lartë botëror, me më shumë se 50 krerë shtetesh që marrin pjesë në vitin 2024.
Muajin e kaluar, Schwab njoftoi planet për t’u tërhequr nga pozicioni i tij pas më shumë se 50 vjetësh në krye të organizatës. Themeluesi 86-vjeçar përshkroi synimin e tij për të kaluar në një rol jo ekzekutiv përpara forumit të ardhshëm në 2025.
Nën mbikëqyrjen e forumit nga Schwab, “një atmosferë armiqësore ndaj grave dhe njerëzve të zi” në vendin e punës “u lejua të acarohej”, tha media, duke cituar ankesa të brendshme, shkëmbime me email dhe intervista me anëtarë të stafit dhe njerëz të vetëdijshëm për praktikat.
Të paktën gjashtë punonjëse femra thuhet se u pushuan nga puna ose patën probleme në karrierë pasi mbetën shtatzënë ose u kthyen nga pushimi i lehonisë, ndërsa gjysmë duzine të tjera dyshohet se u ngacmuan seksualisht nga menaxherët e lartë, disa prej të cilëve ende mbeten në organizatë. Dy gra i thanë mediumit se ishin ngacmuar seksualisht vite më parë nga të ftuar VIP në mbledhjet e forumit.