Vendosni fjalën kyçe....

Zbulimi i rrallë, fluturat mund të fluturojnë mbi 4000 kilometra përtej oqeanit Atlantik


Fluturat e llojit Vanessa Cardui nuk janë saktësisht të panjohura për udhëtimet e gjata nëpër tokë, por për herë të parë, shkencëtarët kanë treguar se janë gjithashtu të afta të bëjnë fluturime pa ndalesë nëpër oqeane, pasi kanë hartuar insektet që migrojnë 4200 kilometra përtej Atlantikut.

Treguesi i parë i këtyre fluturimeve transatlantike erdhi në tetor 2013, kur studiuesi Gerard Talavera vuri re disa flutura të llojit në fjalë në një plazh në Guajanën franceze. Ato që u gjetën të gjallë ishin dukshëm duke pushuar dhe të gjitha kishin dëmtuar krahët, por kjo nuk ishte e pazakontë .

Duke pasur parasysh reputacionin e tyre si migrues në largësi të mëdha dhe krahët e tyre të copëtuara, insektet shumëngjyrëshe ka të ngjarë të kenë qenë në udhëtim.

Testimi i ADN-së tregoi se ekzemplarët në plazh kishin lidhje me popullatat në Evropë dhe Afrikë, duke përjashtuar teorinë fillestare të ekipit se fluturat kishin ardhur nga Amerika e Veriut, vendi më i afërt ku ato zakonisht gjenden.

Ata gjithashtu testuan ADN-në kokrrat e polenit të gjetura në fluturat, të cilat dolën se ishin nga bimët që gjenden vetëm në rajonin Sahel të Afrikës, duke sugjeruar se ato kishin fluturuar me të vërtetë përtej Oqeanit Atlantik duke përdorur një teknikë të re të quajtur gjeolokacion i bazuar në izotop, ekipi zbuloi se udhëtimi i insekteve mund të mos ketë filluar atje.

“Fluturat arritën në Amerikën e Jugut nga Afrika Perëndimore, duke fluturuar të paktën 4200 km mbi Atlantik,” shpjegoi në një deklaratë bashkëautori i studimit Clément Bataille.

“Por udhëtimi i tyre mund të ishte edhe më i gjatë, duke filluar në Evropë dhe duke kaluar nëpër tre kontinente, që nënkupton një migrim prej 7.000 kilometrash ose më shumë. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për një insekt kaq të vogël.

Sipas studimit del se në kohën para zbulimit të fluturave në Guajanën franceze, kishte pasur rryma të qëndrueshme e të favorshme të erës nga Afrika përtej Atlantikut. Kjo do të thoshte se fluturat do kishin qenë në gjendje të bënin një udhëtim pa ndalesë mbi oqean në rreth pesë deri në tetë ditë. Pa erërat, ato do kishin zgjatur vetëm rreth 780 kilometra.

“Fluturat mund ta kishin përfunduar këtë fluturim vetëm duke përdorur një strategji të alternuar midis përpjekjeve minimale për të shmangur rënien në det, të lehtësuar nga erërat në rritje, dhe fluturimit aktiv, që kërkon më shumë konsum energjie,” tha autori i studimit Eric Toro-Delgado.

“Ne priremi t’i shohim fluturat si një simbol të brishtësisë së bukurisë, por shkenca na tregon se ato mund të kryejnë fluturime të jashtëzakonshme,” përfundoi bashkëautori i studimit Roger Vila.