Ukraina po përgatit një “plan gjithëpërfshirës” për përfundimin e luftës me Rusinë, që duhet të jetë gati deri në fund të vitit, tha Vladimir Zelensky.
Zelensky i bëri komentet në një konferencë për shtyp në Kiev, pas takimit me presidenten sllovene Natasa Pirc Musar të premten.
“Ne gjithashtu do përpunojmë të gjitha pikat e tjera të Formulës së Paqes dhe do përgatisim një plan gjithëpërfshirës që do jetë në tryezë para partnerëve tanë”, tha Zelensky.
“Është shumë e rëndësishme për ne që të tregojmë një plan për t’i dhënë fund luftës që do mbështetet nga shumica e botës. Kjo është rruga diplomatike në të cilën po punojmë.”
E ashtuquajtura formula e paqes është një dokument me dhjetë pika që Zelensky zbuloi në nëntor 2022, që parashikon që Rusia të lëshojë të gjithë territorin e mëparshëm ukrainas, të tërheqë të gjitha trupat e saj, të paguajë dëmshpërblime dhe t’u nënshtrohet gjykatave të krimeve të luftës, ndër të tjera. Moska e ka hedhur poshtë atë si jo të vërtetë dhe “të shkëputur nga realiteti”.
“Ukraina duhet të jetë e fortë në fushën e betejës”, shtoi Zelensky, sepse Rusia respekton vetëm forcën.
Komenti i Zelensky erdhi pasi ai nënshkroi një pakt afatgjatë sigurie me BE-në të enjten, duke e detyruar bllokun për vite të tëra ndihmë ushtarake dhe financiare. SHBA dhe disa nga aleatët e saj kanë nënshkruar pakte të veçanta ndihme me Kievin, duke u zotuar gjithashtu të mbështesin Kievin “për një kohë të gjatë”.
Diplomatët perëndimorë kanë thënë hapur se qëllimi i traktateve të tilla ishte mbrojtja e politikës së Ukrainës në rast se Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.
Duke folur në Bruksel, Zelensky kishte argumentuar se Ukraina “nuk dëshiron të zgjasë luftën” dhe nuk dëshiron që konflikti të zgjasë “për vite”.