Pesë dyqane janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Kamëz.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Sipas policisë dyqanet u përfshinë nga flakët rreth orës 01:45 të 1 korrikut i, ndërsa zjarrfikësja ka arritur që t’i shuajë rreth orës 03:00.
“Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”, ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.