Tre persona humbën jetën teksa një avion turistik me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një autostradë në Francë.
Sipas Daily Mail, aeroplani u raportua se u rrëzua në autostradën A4 në Nosiel rreth orës 16:00 pasi u përplas me një kabllo elektrike.
Autostrada ishte e bllokuar në të dy drejtimet, konfirmoi burimi, duke kërkuar të mos përmendet emri.
Sipas mediave të huaja nuk është goditur asnjë automjet tjetër.
Një prokuror i tha agjencisë së lajmeve Afp se viktimat ishin ‘dy burra dhe një grua’, duke shtuar se piloti kishte vetëm një patentë piloti që nga viti i kaluar.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Mail