Një 31-vjeçar i dënuar me 4 vite burg është ndaluar në Spanjë.
Bëhet fjalë për Aleksandër Frrokun, banues në Laç.
Ai është dënuar për dy vepra penale nga Gjykata e Apelit me një vendim të vitit 2018.
Pas kryerjes së procedurave, prutet që Frroku të ekstradohet drejt Shqipërisë.
“Në kuadër të operacionit “Ëeekend”, në Spanjë u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.” – thuhet në njoftimin e policisë.