Franca dhe Belgjika barazuan pa gola në pjesën e parë të ndeshjes së Euro 2024.
Ndeshja nisi qetë, me të dyja skuadrat që fokusoheshin në mbrojtje. Me kalimin e minutave, “gjelat” filluan të shfaqnin lojën e tyre dhe iu afruan portës së mbrojtur nga Casteels.
Në mesin e pjesës së parë, De Bruyne testoi Maignan, i cili reagoi me sukses. Ekipi i Tedesco kërkoi një penallti për një prekje me dorë në zonë, por arbitri suedez Nyberg, pas shqyrtimit me VAR, vendosi të vazhdonte lojën.
Djemtë e Deschamps patën një shans për të kaluar në epërsi në minutën e 33-të, por Thuram nuk arriti të godiste saktë me kokë.