Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Drejtësisë kërkon zyrtarisht ekstradimin e Durim Bamit nga Emiratet e Bashkuara Arabe


Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kërkesa është dërguar si në formë shkresore, ashtu edhe elektronike.

Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se pala arabe ka marrë në dorëzim kërkesën dhe dosjen për shtetasin Bami.