Vendosni fjalën kyçe....

“Ndihem shumë mirë” – 96-vjeçari Warren Buffett zbulon ç’do ndodhë me pasurinë e tij pas vdekjes


Investitori miliarder Warren Buffett ka thënë se pas vdekjes së tij, pothuajse e gjithë pasuria e tij do transferohet në një fond bamirësie të menaxhuar nga tre fëmijët e tij.

Buffett, i cili është kryetar dhe shefi ekzekutiv i ‘Berkshire Hathaway’ dhe zotëron afro 130 miliardë dolarë në aksionet e kompanisë Holding, do mbushë 94 vjeç në gusht.

Në një intervistë me Washington Post të publikuar të shtunën, miliarderi tha se donacionet e tij të mëdha për Fondacionin Bill & Melinda Gates (BMGF) do marrin fund pas vdekjes së tij.

“Fondacioni Gates nuk ka para që vijnë pas vdekjes sime,” tha ai.

Që nga viti 2006, kur Buffett vendosi të japë pjesë të pasurisë së tij për bamirësi, BMGF ka marrë 39.3 miliardë dollarë prej tij, sipas faqes së saj të internetit. Si pjesë e raundit të fundit të donacioneve, të shpallur nga ‘Berkshire Hathaway’ të premten, fondacioni i krijuar nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe ish-gruaja e tij do marrin 4 miliardë dollarë të tjerë në aksione të ‘Berkshire Hathaway’.

BMGF u themelua në vitin 2000 dhe është bërë një nga organizatat bamirëse më të mëdha në botë. Fondacioni thotë se qëllimet e tij kryesore janë përmirësimi i kujdesit shëndetësor dhe zvogëlimi i varfërisë së skajshme në botë.

Buffett, i cili tashmë ka dhuruar më shumë se gjysmën e aksioneve të tij në ‘Berkshire Hathaway’, ka thënë se donacionet për katër fondacione të tjera – me të cilat ai ka punuar gjatë dy dekadave të fundit – do vijojnë vetëm për aq kohë sa ai është gjallë.

Pas vdekjes së Buffett, paratë e tij do transferohen në një trust të mbikëqyrur nga dy djemtë dhe vajza e tij, të cilët do vendosin se si t’i përdorin fondet për qëllime filantropike, sipas investitorit.

“Ndihem shumë, shumë mirë për vlerat e tre fëmijëve të mi dhe kam 100% besim në mënyrën se si ata do t’i bëjnë gjërat,” tha ai.

Susie Buffett, e cila është 71 vjeç, dhe Howie Buffett, 69, tashmë drejtojnë fondacionet e tyre bamirëse. Ata janë gjithashtu të dy anëtarë të bordit të ‘Berkshire Hathaway’. Djali më i vogël i miliarderit, Peter Buffett, 66 vjeç, është një kompozitor muzikor.

Buffett i tha Wall Street Journal se ai tani dëshiron që pasuria e tij “të përdoret për të ndihmuar njerëzit që nuk kanë qenë aq me fat sa ne. Ka tetë miliardë njerëz në botë dhe unë dhe fëmijët e mi, kemi qenë në 100-shin më me fat të 1% ose diçka tjetër. Ka shumë mënyra për të ndihmuar njerëzit.”