Vendosni fjalën kyçe....

Nis ndeshja Portugali-Slloveni


Nis ndeshja mes Portugalise dhe Sllovenise.

Portugalia luan sonte kundër Sllovenisë, takim ky i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024.

Portugezët arritën të kualifikoheshin pasi u renditën të parët në Grupin F, duke grumbulluar në total 6 pikë. Fitoret kundër Çekisë dhe Turqisë respektivisht 2-1 dhe 0-3, ishin të mjaftueshme për Ronaldon me shokë që ta mbyllin fazën e grupeve si kryesues të grupit të tyre.

Gjë që duhet përmendur është se në takimin e fundit, portugezët u “thyen” nga Gjeorgjia duke marrë një humbje me shifrat 2-0, por që nuk i lëkundën pozitat e tyre, pasi e kishin sigurua që në ndeshjen e dytë kreun e grupit. 

Nderkaq Sllovenia e siguroi kualifikimin pasi u rendit si ndër të tretat më të mira të të gjithë grupeve të Europianit. Ata arritën të koleksiononin 3 pikë, falë 3 barazimeve me Danimarkën, Anglinë dhe Serbinë, por që ishin të mjaftueshme për të kaluar më tej. Ata synojnë të kualifikohen për në çerekfinale.

FORMACIONET ZYRTARE

PORTUGALIA: Diogo Kosta, Zhoao Kanselo, Ruben Dias, Pepe, Nunjo Mendesh, Palinja, Vitinja, Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Rafael Leao, Ronaldo.
Trajner: Roberto Martinez

SLLOVENIA: Oblak, Karniçnik, Drkusiç, Bizhol, Balkovec, Stojanoviç, Gnezda Çerin, Elsnik, Mlakar, Sporar, Seshko.
Trajner: Matjazh Kek