Vendosni fjalën kyçe....

Onkologjiku/ Rama i drejtohet mjekëve: Investimet dhe rritja e pagave janë bërë me paratë e pacientëve, jeni shërbëtorë të tyre


Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me bluzat e bardha pas skandalit të Onkologjikut. Në takimin me shefat e shërbimeve në QSUT, Rama tha se sot kanë kushte më të mira pune e rritja pagash, të cilat janë realizuar falë taksave që paguajnë ata pacientë që marrin shërbimin. Kreu i qeverisë tha se pacientët duhen trajtuar si familjarë kur mbërrijnë në QSUT dhe zënë shtratin nga halli.

“Nuk janë bërë me paratë tuaja, as të miat, por me paratë e atyre që vijnë këtu për ndihmë tuaj dhe me paratë e atyre që i sjellin familjarë e tyre në dorën tuaj. Ata që vijnë këtu për të vizituar e shtruar e kanë bërë të tyren për ju. Pa ata do ishit akoma te ai pazari që përmenda më lart dhe që ju e keni jetuar me vite të tëra të poshtëruar në çdo lloj merite profesionale dhe e keni mbajtur këtë spital me frymën e trashëguar nga Besim Elezi. 

Sot është ndryshe. Pacientët dhe njerëzit e tyre bashkë me shqiptarët që paguajnë taksat kanë bërë që pagat tuaja të jenë shumë më mirë se dje dhe nesër të jenë më mirë se sot. Kush e harron këtë dhe ka bluzën e bardhë hyn në gjynah të madh edhe kur s’ka durimin të sillet si shërbëtor i atyre që zënë krevatin e kësaj qendre nga halli. Kur ata hyjnë këtu janë familjarët e tyre dhe ju jeni shërbëtore kush shfaqet si ata torturuesit nuk meriton vetëm ndëshkimin e drejtësisë, por meriton ndëshkimin pa mëshirë të zotit lart. 

Mjaftojnë 5 maskarenj të fshehur në radhët tuaja që gjithçka të mbulohet nga hija e dyshimit dhe që përkushtimi dhe profesionalizmi i trupës tuaj të goditet nga një dallgë revolte, që është legjitime, e një populli të tërë. Shpresoj që asnjë nga ju të mos e harrojë përjetimin e tmerrshëm të këtyre ditëve të pamerituar dhe cenimin e dinjitetit të secilit dhe bluzës së bardhë”, tha Rama.