Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e ndaluara – Momenti kur Trump dhe Biden ndahen (Video)


Dy ditë më parë, presidenti demokrat Joe Biden e rivali i tij republikan Donald Trump u përballën në debatin e parë presidencial mes tyre, të organizuar nga CNN.

Në përfundim të debatit, CNN e ndërpreu menjëherë transmetimin megjithatë ajo që ndodhi në fund nuk i ka shpëtuar gazetarit Alex Jones.

Ai i ka publikuar në Instagram pamjet e ndaluara që nuk u panë nga publiku.

Ndërsa Donald Trump shihet që largohet menjëherë pa takuar gazetarët e CNN, ndaj të cilëve e ka të shpallur antipatinë, Joe Biden, shihet në vështirësi të gjejë shkallët.

Atij i duhet kohë të kuotojë se ku janë ato dhe i dihet ndihma e së shoqe Jill që të zbresë poshtë për të shkuar më pas që të takojë gazetarët.

Debati presidencial ishte katastrofik për Biden dhe mes demokratëve janë shtuar zërat e rëndësishëm që kërkojnë largimin e Biden si kandidat dhe caktimin e një tjetri në vend të tij kur nga zgjedhjet e 5 nëntorit kanë ngelur vetëm pesë muaj.