Disa persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me acid në një kafene në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Bochum.
“Një burrë ka hyrë në kafene rreth orës 15:25 dhe derdhi një lëng acid mbi një person të ulur në një tavolinë në zonën e jashtme” duke e lënë viktimën “të plagosur rëndë”, tha policia lokale në njoftimin për shtyp.
Gjithashtu policia njoftoi se një grua e ulur në tavolinë me të dhe një kamariere u plagosën gjithashtu.
Gjatë operacionit, katër policë dhe dy zjarrfikës që ranë në kontakt me lëngun gjithashtu pësuan lëndime, tha policia.
Sipas mendiave të huaja autori fillimisht u largua por u arrestua pak më pas në afërsi të vendit të ngjarjes.
Motivi i ngjarjes është ende i paqartë dhe policia po vijon hetimet.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNN