Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi në favor të ish-presidentit Donald Trump të hënën, duke vendosur 6-3 se presidentët mbulohen nga imuniteti i kufizuar nga ndjekjet penale për veprimet e ndërmarra gjatë kohës që ishin në detyrë.
Vendimin mund ta lexoni këtu.
Gjykata, sipas përmbledhjes së vendimit, u shpreh:
“Sipas strukturës sonë kushtetuese të pushteteve të ndara, natyra e pushtetit presidencial i jep të drejtën një ish-presidenti për imunitet absolut nga ndjekja penale për veprime brenda autoritetit të tij kushtetues përfundimtar dhe prekluziv. Dhe ai ka të drejtë për të paktën imunitet të supozuar nga ndjekja penale për të gjitha veprimet e tij zyrtare. Nuk ka imunitet për aktet jozyrtare.”
Gjykata gjithashtu vendosi që një president ka të drejtë për një seancë paraprake për imunitetin që mund të apelohet deri në Gjykatën e Lartë përpara se të fillojë një gjykim.
Kjo do të thotë se çdo gjyq i ish-presidentit do bëhet pas zgjedhjeve të 5 nëntorit 2024.
Kryegjykatësi John Roberts, duke shkruar opinionin për shumicën konservatore të Gjykatës, tha:
“Ky rast shtron një çështje me rëndësi të përhershme: Kur mund të ndiqet penalisht një ish-President për veprime zyrtare të kryera gjatë Presidencës së tij? Kombi ynë kurrë më parë nuk ka pasur nevojë për një përgjigje. Por në adresimin e kësaj pyetjeje sot, ndryshe nga degët politike dhe publiku në përgjithësi, ne nuk mund t’ia lejojmë vetes të fiksohemi ekskluzivisht, apo edhe kryesisht, në kërkesat aktuale. Në një rast si ky, përqendrimi në “rezultate kalimtare” mund të ketë pasoja të thella për ndarjen e pushteteve dhe për të ardhmen e Republikës sonë.”
…
Presidenti nuk gëzon imunitet për veprimet e tij jozyrtare dhe jo çdo gjë që bën Presidenti është zyrtare. Presidenti nuk është mbi ligjin. Por Kongresi nuk mund të kriminalizojë sjelljen e Presidentit në kryerjen e përgjegjësive të Degës Ekzekutive sipas Kushtetutës. Dhe sistemi i pushteteve të ndara i projektuar nga Framers ka kërkuar gjithmonë një Ekzekutiv energjik dhe të pavarur. Prandaj, Presidenti nuk mund të ndiqet penalisht për ushtrimin e kompetencave të tij thelbësore kushtetuese dhe ai ka të drejtë, të paktën, për një imunitet të supozuar nga ndjekja penale për të gjitha veprimet e tij zyrtare. Ky imunitet vlen njëlloj për të gjithë mbajtësit banorët e Zyrës Ovale, pavarësisht nga kahu politik, politikat apo partia.”
Gjyqtarja Sonia Sotomayor udhëhoqi tre liberalët e Gjykatës në votën kundër, duke shkruar:
Asnjëherë në historinë e Republikës sonë një President nuk ka pasur arsye të besojë se do ishte i imunizuar nga ndjekja penale nëse do të përdorte kurthe të zyrës së tij për të shkelur ligjin penal. Megjithatë, duke ecur përpara, të gjithë ish-presidentët do mbulohen me një imunitet të tillë. Nëse mbajtësi i asaj zyre keqpërdor pushtetin zyrtar për përfitime personale, ligji penal që ne të tjerët duhet t’i përmbahemi, nuk do sigurojë një pengesë. Me frikën për demokracinë tonë, unë kundërshtoj.
Çështja tani do rikthehet dhe ka të ngjarë të çojë në rrëzimin e disa ose të gjitha akuzave me të cilat përballet ish presidenti në gjykatën federale në Uashington, D.C., në lidhje me trazirat e Kapitolit të 6 janarit.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breitbart
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani