Vendosni fjalën kyçe....

63-vjeçari konsumon fostoksinë përpara SPAK


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Një person, i identifikuar si shtetasi P. T. nga Lezha, ka pirë helm jashtë dyerve të SPAK për arsye ende të panjohura.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.