Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është regjistruar një alarm për bombë.
Lajmin e ka konfirmuar Shpend Maliqi, shef i Policisë së Kosovës në ANP.
Pasi u ndërmorën të gjitha veprimet hetimore nga organet e kompetente të sigurisë në aeroport, rezultoi se kërcënimi për bombë ka qenë i rremë.
“ANP “Adem Jashari” LKIA është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht” thuhet në njoftim.