Vendosni fjalën kyçe....

Debate te TIMS/ Qefalia-Salianjit: Kërkoi falje Hysenit, e akuzove se ishte në Beograd


Me debate u zhvillua nisja e mbledhjes së Komisionit për rrjedhjen e të dhënave të TIMS, ku dëshmon drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni.

Deputeti socialist, Xhemal Qefalia i kërkoi Ervin Salianjit që t’i kërkojë falje Hysenit pasi e akuzoi qëllimisht sikur ishte në Beograd pasi mungoi në mbledhjen e kaluar, kur në fakt ajo ndodhej në Bruksel.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Salianji i tha që të mos bëjë mbrojtësin e SHISH pasi nuk i shkon.

Qefalia: Duhet ta fillosh mbledhjen me një ndjesë publike për kauzat që bëtë ndaj drejtueses së Shërbimit duke e ngatërruar qëllimisht vendin e saj të takimit, nga Brukseli në Beograd. Kërkoji ndjesë pasi është ndër institucionet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

Salianji: Në mbledhjen e kaluar kam pasur një shkresë nga SHISH për ryse që ka qenë në një aktivitet jashtë. Sot dëgjuam që ka qenë në Bruksel. Unë e pashë që ka qenë në Bruksel një ditë para se ishte në tëwitter e atij që e kishte publikuar. S’dua ta kthej në këtë debat, se këtë pyetje për Beogradin apo elementë të tjerë që kanë të bëjnë me veprimtarinë e SHISH e kemi në Komision Sigurie, këtu kemi tjetër objekt. Po të doni e bëjmë se gati jam të bëj dhe atë debat në lidhje me Beogradin. Nuk i shkon formatit tënd që të bëhesh mbrojtës apo të bësh si punonjës i SHISH se nuk je tipikisht si punonjës i shërbimeve inteligjente. Si sekretar, jo Byroje, mund të jemi në rregull. Nuk të shkon të bësh mbrojtësi i SHISH, sot i kemi thirr si dëshmitar jo për të raportuar për veprimtarinë.