Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni për TIMS me dyer të mbyllura/ Përplasje Salianji-Veliu: Je kokë e këmbë lesh…S’kam ardhur të tallesh


Komisioni hetimor i TIMS kaloi në përdorimin e gjuhës ofenduese në seancën ku ishte ftuar për të dëshmuar ish drejtori i AMP-se dhe ish drejtorin e policise së shtetit, Ardi Veliu.

Ardi Veliu, kërkon të dëshmojë pa mediat pasi kemi të bëjmë me sekrete hetimore.

Kjo ka shkaktuar debate deri dhe në përdorimin e gjuhës ofenduese.

Pjesë nga debati

Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti askush këtu.

Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar.  Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Ti je lesh i tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju.

Toni Gogu: Nuk na kanë dhënë të drejtën të ofendojmë.