Ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare, mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS.
Sot po mban dëshminë e saj drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni.
Vlora Hyseni: Si drejtoreshë e SHISH, njoh dhe vlerësoj detyrimin Kushtetues për raportin në Kuvendin e Shqipërisë, dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe të llogaridhënies. SHISH në asnjë rast nuk i është shmangur raportimit përpara Komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara.
Salianji: Nuk shoh asnjë element që përbën sekret shtetëror. Duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me aspekte procedurale dhe aspekte të zbuluara në publik, propozoj që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura.
Ashtu si drejtoresha e SHISG, PS kërkoi që dëshmia e Hysenit para komisionit të TIMS të zhvillohet pa praninë e medias, propozim i cili u kundërshtua nga kreu i komisionit Hetimor, Ervin Salianji. Ky i fundit iu drejtua socialistëve se duan t’i zhvillojnë mbledhjet në errësirë, duke theksuar me batutë se dritës i druhet vetëm lakuriqi i natës.
Debatet
Toni Gogui: Propozimi im është që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.
Ervin Salianji: Mbledhja propozoj të bëhet me dyer të hapura. Lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë. Unë e kam bezdi të rri si lakuriq nate, të heqim dritën, të mbyllemi këtu dhe ju mendoni se do t’ia hidhni. Nuk ia hidhni dot. Dëshmitarët vijnë dhe ia kalojnë topin njëri-tjetrit si xhonglera.