Vendosni fjalën kyçe....

Majë biçikletës, Veliaj shkon te Ambasada Gjermane për të përkujtuar 2 korrikun


Majë biçikletës kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka shkuar në Ambasadën Gjermane në Tiranë.

Bashkë me ambasadorin gjerman ata përkujtuan 2 korrikun 1990 të hyrjes së qindra qyterarëve shqiptarë në ambasadën e RFGJ-së asokohe duke çelur rrugën për mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë që u larguan nga vendi drejt vendeve të Evropës.

“Së bashku me ambasadorin e Gjermanisë, Karl Bergner, dhe miq të tjerë, dëshmitarë të ngjarjeve të fillimviteve ’90, përkujtuam sot 2 Korrikun 1990, ditën kur mijëra shqiptarë mposhtën frikën dhe hynë me guxim në ambasadat e huaja, në kërkim të një jete më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre. Ky monument në hyrje të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë do të shërbejë si kujtesë e atyre ngjarjeve”, shkruan Veliaj në Instagram.