Gjatë fushatës së tij të vitit 2016, Donald J. Trump orkestroi një “pushtim” të Partisë Republikane, pjesërisht duke shfryrë donatorët e pasur politikë si rrënjën e korrupsionit dhe duke dhënë një mesazh populist që tërhiqte votuesit e klasës punëtore.
Tetë vjet më vonë, një nga pikat e tij kyçe të vendimit në zgjedhjen e emrit të zv.presidentit janë lidhjet me të pasurit.
Teksa afrohet fundi i procesit të përzgjedhjes, me një njoftim që pritet në dy javët e ardhshme pas muajsh sugjerimesh dhe keqdrejtimesh, kandidatët republikanë po kërkojnë të bindin Trump-n se kanë mbështetje financiare pas tyre që mund të ndihmojë në ndryshimin e garës.
Ka faktorë të tjerë që mund të ndikojnë dhe Trump thuhet se po shqyrton kandidatët me disiplinë në fushatën elektorale, të cilët nuk do i marrin vëmendjen dhe do dilnin mirë në një debat me zëvendëspresidenten Kamala Harris.
Por padyshim që paratë kanë rëndësi dhe disa donatorë republikanë me qasje të drejtpërdrejtë tek Trump kanë lënë gjurmë gishtash të pagabueshme në proces. Senatori Tom Cotton i Arkansas, për shembull, u bë një pretendent kryesor në procesin e përzgjedhjes pas lobimit të vijueshëm nga Steve Ëynn, miliarderi ish-manjat i kazinosë, i cili është i afërt me Trump. Ëynn ka luajtur gjithashtu një rol për të bindur disa donatorë të tjerë, si Elon Musk, që të jenë më mbështetës të fushatës.
Shumë kandidatë për zëvendëspresidentë, duke përfshirë disa pretendentë të jashtëm të njohur me dinamikën financiare, janë përgjigjur, duke u mburrur dhe ndonjëherë duke e ekzagjeruar, shumën që mund të mblidhnin për fushatën. Qëndrimi, në disa raste, ka tërhequr tallje nga disa donatorë republikanë, të cilët ndihen sikur po përdoren si pengje në luftën e brendshme.
Por sfida më e suksesshme financiare ka ardhur nga tre pretendentët të cilët deri tani shihen si kandidatët kryesorë për këtë post: Senatori J.D. Vance i Ohajos, Guvernatori Doug Burgum i Dakotës së Veriut dhe senatori Marco Rubio i Floridës.
Burgum, një ish-ekzekutiv në fushën e softuerëve që i shiti një kompani Microsoft-it, ka një vlerë neto të vlerësuar prej të paktën 100 milionë dollarësh, sipas Forbes, duke sugjeruar se ai mund të injektojë një pjesë të pasurisë së tij në garë. Ai shpenzoi më shumë se 10 milionë dollarë për ofertën e tij të shkurtër presidenciale vitin e kaluar.
Ai gjithashtu ka kërkuar të shfaqë potencialin për mbledhjen e fondeve për Trump duke joshur donatorë të pasur për herë të parë në këndin e presidentit. Të martën, Burgum priti një videokonferencë me donatorët ku fushata ngarkoi 10,000 dollarë thjesht për t’u bashkuar me thirrjen dhe 25,000 dollarë për të marrë pjesë në një seancë pyetje-përgjigje, sipas një kopjeje të ftesës.
Tom Siebel, një investitor teknologjik miliarder, shkroi çekun e tij të parë për Trumpp rej 500,000 dollarësh sepse Burgum ishte në listë për të qenë zv.president i mundshëm. Dick Boyce, një grumbullues fondesh për një kohë të gjatë për republikane në Silicon Valley, i cili është ish-kryetar i Burger King dhe Del Monte Foods, tha se ai gjithashtu kishte bërë donacionin e tij të dytë për Trump-in, me një kontribut 100,000 dollarësh, pjesërisht për shkak të konsideratës së tij për Burgum, të cilin e kishte shok klase në Stanford Business School.
“Unë jam i prirur të bëj më shumë me Doug në pozicionin si zv.president dhe natyra komplimentuese e tij dhe Trump do t’u jepte besim edhe shumë më tepër njerëzve,” tha në një intervistë Boyce, një ish-partner në Bain & Company.
“Zëvendëspresidenti është dikush që mund ta përfytyroni si president, jo dikush që mund të japë një shtet të caktuar.”
Pastaj është Vance. Një ish-kapitalist sipërmarrës, Vance organizoi një ngjarje për mbledhjen e fondeve prej 12 milionë dollarësh këtë muaj në Silicon Valley, pjesë e një përpjekjeje për të treguar aftësinë e tij për të tërhequr donacione nga industria e teknologjisë.
Pavarësisht këtyre përpjekjeve dhe rritjes së Vance në rrethin e Trump, donatori i vetëm më i madh i Vance mbetet një pengesë e dukshme: megadonori i Silicon Valley, Peter Thiel. Thiel, i cili vuri 15 milionë dollarë në një përpjekje për të zgjedhur Vance në Senat në vitin 2022 dhe e përdori atë për ta punësuar, tha përfundimisht të enjten, për herë të parë, se ai nuk do ishte një mbështetës i madh financiar i Trump, siç kishte qenë në vitin 2016. Dhe nuk dukej sikur emërimi i Vance si kandidat i mundshëm për zv.presidenit do ta ndryshonte këtë qëndrim.
“Vetëm nëse me vini pistoletën në kokë do votoaj për Trump-in”, tha Thiel në Festivalin e Ideve të Aspen.
“Unë nuk do t’i jap asnjë dollar fushatës së tij.”
Rubio, i cili ndërtoi një operacion të frikshëm për mbledhjen e fondeve për ofertën e tij presidenciale në vitin 2016, mund të jetë një mundësi tërheqëse për donatorët dhe grupet republikanë që ndihmuan në grumbullimin e më shumë se 146 milionë dollarëve në një përpjekje për të emëruar ish-guvernatoren Nikki Haley të Karolinës së Jugut, e cila ishte kundërshtarja e fundit kryesore e mbetur kundër Trump këtë vit.
Mbështetësit e Haley-t përfshijnë disa mbështetës të shquar republikanë në klasën e miliarderëve, si titanët e fondit mbrojtës Paul Singer dhe Kenneth Griffin.
Dhe pastaj ka pretendentë të jashtëm si Senatori Tim Scott i Karolinës së Jugut, i cili ka kërkuar në mënyrë agresive të pozicionohet si një i dashur i klasës së donatorëve, duke pretenduar mbështetje nga njerëz me peshë përfshirë Singer dhe Larry Ellison, themeluesin e Oracle. Një javë më parë në Uashington, Scott priti një mbledhje për mbështetësit e grupit të tij të ri të politikave që, thonë tre të pranishmit, kishte pak hollësi për sa i përket qëllimit të tij.
Ngjarja, sipas tyre, ishte një shfaqje e hapur e mbështetjes së tij midis donatorëve republikanë të mirë. Folësit përfshinin miliarderë si kapitalisti i sipërmarrjes Marc Andreessen, investitori miliarder Bill Ackman, zhvilluesi i naftës Tim Dunn dhe Marc Roëan, shefi ekzekutiv i firmës së investimeve Apollo Global Management.
Sipas një personi të afërt me këta donatorë, disa prej tyre të lidhur me ngjarjen janë shqetësuar nga mënyra se si ekipi Scott dhe mediat e lajmeve i kanë pozicionuar në mënyrë implicite si mbështetës të një dysheje Trump-Scott. Në të vërtetë, tha ky person, shumë njerëz nënshkruan në takimin e prganizuar nga Scott duke besuar se ai ka të ngjarë të jetë kryetari i ardhshëm i fuqishëm i Komitetit Bankar të Senatit. Një ndihmës i Scott nuk pranoi të komentonte.
Sipas dy të pranishmëve, nuk u fol shumë nga Scott për nënpresidentin në mënyrë të qartë, apo edhe Trump-in, në këtë ngjarje. Dhe megjithëse ai tërhoqi donatorë të mëdhenj potencialë, shumë mbështetës të mëdhenj të Scott thonë privatisht se janë pesimistë për mundësitë e tij në garën.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e NY Times
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani