Ka përfunduar pas më shumë se një orë dëshmia e drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror në Komisionin hetimor për të dhënat e TIMS.
Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi Hyseni u shpreh se kjo gjë ishte e nevojshme për shkak të natyrës së të dhënave që do të trajtoheshin gjatë seancës së marrjes në pyetje.
“Si drejtoreshë e SHISH, njoh dhe vlerësoj detyrimin Kushtetues për raportin në Kuvendin e Shqipërisë, dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe të llogaridhënies. SHISH në asnjë rast nuk i është shmangur raportimit përpara Komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara”, tha ajo.
Gjithashtu mbledhja në Komisionin Hetimor u zhvillua me debate për rrjedhjen e të dhënave të TIMS, ku dëshmoi drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni.
Deputeti socialist, Xhemal Qefalia i kërkoi Ervin Salianjit që t’i kërkojë falje Hysenit pasi e akuzoi qëllimisht sikur ishte në Beograd pasi mungoi në mbledhjen e kaluar, kur në fakt ajo ndodhej në Bruksel.
Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Salianji u shpreh që të mos bëjë mbrojtësin e SHISH pasi nuk i shkon.
Qefalia: Duhet ta fillosh mbledhjen me një ndjesë publike për kauzat që bëtë ndaj drejtueses së Shërbimit duke e ngatërruar qëllimisht vendin e saj të takimit, nga Brukseli në Beograd. Kërkoji ndjesë pasi është ndër institucionet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.
Salianji: Në mbledhjen e kaluar kam pasur një shkresë nga SHISH për ryse që ka qenë në një aktivitet jashtë. Sot dëgjuam që ka qenë në Bruksel. Unë e pashë që ka qenë në Bruksel një ditë para se ishte në tëwitter e atij që e kishte publikuar. S’dua ta kthej në këtë debat, se këtë pyetje për Beogradin apo elementë të tjerë që kanë të bëjnë me veprimtarinë e SHISH e kemi në Komision Sigurie, këtu kemi tjetër objekt. Po të doni e bëjmë se gati jam të bëj dhe atë debat në lidhje me Beogradin. Nuk i shkon formatit tënd që të bëhesh mbrojtës apo të bësh si punonjës i SHISH se nuk je tipikisht si punonjës i shërbimeve inteligjente. Si sekretar, jo Byroje, mund të jemi në rregull. Nuk të shkon të bësh mbrojtësi i SHISH, sot i kemi thirr si dëshmitar jo për të raportuar për veprimtarinë.