Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani paraqitet në SPAK


Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është paraqitur sot në SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal mbi një kallëzim të disa banorëve përfshirë deputetin demokrat Asllan Dogjani. Kallëzimi është bërë që në vitin 2020, teksa Dogjani ka dhënë shpjegime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas BW në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se pyetja e tij është bërë pikërisht për çështjen që ka kërkuar interpelancë një javë më parë me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, kërkesë që u rrëzua.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment.