Vendosni fjalën kyçe....

Energjia – Të dhënat e INSTAT tregojnë se industria e vendit po shuhet


Të dhënat e INSTAT tregojnë se industria e vendit po shuhet dalëngadalë. Ato përfshijnë të dhënat e prodhimit të naftës, konsumin e energjisë nga bujqësia e peshkimi, qytetarët, biznesi e industria.

Ndërsa prodhimi i naftës në vend ka shënuar rënie të konsiderueshme drutë e zjarrit konfirmohen si burim i rëndësishëm energjie për familjet në vend.

Rreth çereku i konsumit të energjisë në vend është nga kosumatorët familjarë ndërkohë që duhet thën se 90% e energjisë së prodhuar në vend vjen nga burime të rinovueshme.

Po kështu vlen të theksohet se ka një rënie prej 5.5% të konsumit të energjisë në vend nga viti 2018 krahasura me vitin 2022.

Më poshtë është një shpjegim i të dhënave sipas kategorive caktuara.

Prodhimi i naftës

Shqipëria në vitin 2022 ka prodhuar 300 mijë ton naftë bruto me pak se në vitin 2017. Përkatësisht në vitin 2017 në vend prodhoshin 960 mijë ton naftë ndërsa në vitin 2022 janë pridhuar 650 mijë ton. Të dhënat qartësisht rënie të industrisë nxjerrëse të naftës

Bujqësia e peshkimi

Bujqësia dhe peshkimi, të dyja së bashku zënë 6.4% të konsumit total në bilancin energjetik shqiptar.

Drutë e zjarrit

Drutë e zjarrit janë një burim i rëndësishëm energjie, të cilët kanë dhënë dhe vijojnë të japin kontribut të ndjeshëm në bilancin energjetik shqiptar, në plotësimin e nevojave për ngrohje, ujë të ngrohtë dhe gatim. Në vitin 2022, rezulton që 91% e druve të zjarrit janë konsumuar në sektorin e banesave. Konsumi druve të zjarrit në bilancin energjitik është 148 ktoe ose 1700000 MWh energji, sa gjysma e energjisë elektrike që konsumojnë familjarët shqiptar.

Automjetet

Shqipëria ka në vitin 2022 gjithsej 797 mijë automjete. Konsumi i lëndës energjitike zë peshën kryesore në bilancin energjitik prej 36% të totalit ose 712 ktoe e barasvlershme me 8200000 MWh që është pak më shumë se konsumi total i energjisë elektrike në vend ose 2.5 herë më shumë se çfarë është konsumi familjeve shqiptare të energjisë elektrike. Lënda energjitike në sektorin e transportit është edhe ndotësi më i madh dhe shkaku kryesor i përkeqësimit të eficencës së energjisë.

Industria

Zërin kryesor të konsumit të lëndës energjitike e kanë pajisjet motorike për proceset teknologjike të materialeve në sektorin e ndërtimit dhe një zë shumë më të ulët e ka industria metalurgjike. Kjo zë 17% të totalit të konsumit në bilancin energjitik

Konsumatori familjar

Konsumatori familjar së bashku me humbjet në rrjet shpenzon 516 ktoe ose 5900000 MWh energji elektrike. Kjo është 25.2 e totalit të bilancit energjitik. Kjo energji prodhohet nga burime të rinovueshme për të paktën 90% të saj.

Biznesi

Biznesi konsumon rreth 170 ktoe ose 200000 MWh energji elektrike e barasvlershme me 9% të totalit të bilancit energjitik.

Sipas Instat dhe AKBN, konsumi i lëndës energjetike në Shqipëri ka rënë nga viti në vit. Dhe krahasimisht viti 2022 me vitin 2018 ka një rënie me 110 ktoe ose 1265000 MWh. Konfirmimi i përdorimit të drurëve të zjarrit dhe naftës me trend rritës dhe ulja e konsumit të energjisë elektrike fakton që Shqipëria ka teknologji aspak të zhvilluar dhe moderne e cila është tregues se zhvillimi ekonomik është në rënie nga viti në vit. Rënia e konsumit energjitik është 5.5% e totalit krahasuar nga viti 2018 me 2022. /Hashtag.al