Deputeti i demokracisë së re dhe njëkohësisht ish ministër i bujqësisë Lefteris Avjenaqis ka sulmuar fizikisht një punonjës të aeroportit “Eleftherios Venizelos”.
Sipas tij punonjësi i kompanisë ajrore me të cilën udhëtonte ish ministri, duhet të mos lejonte avionin e linjës Athinë-Kretë të nisej pa ardhur ai.
Në fakt ish ministri kishte mbërritur në aeroport shumë vonë. Madje kishte pasur tre njoftime të mëparshme me emrin e ish-ministrit, por ai ende nuk u shfaq në dalje, shkruan Prothotema.gr.
Pasi e ka kërcënuar punonjësin, Avjenaqis hyri brenda banakut dhe ka goditur dhe dhunuar atë.
Ky incident mori menjëherë përmasa të mëdha ndërsa videot u shpërndanë në internet.
Vetë Avhenaqis pranoi se ka qenë protagonist i ngjarjes duke kërkuar ndjesë dhe duke u shprehur incidenti ka mbetur vetëm në nivelin e mosmarrëveshjes dhe intensitetit verbal, gjë që nga pamjet e publikuara nuk duket kështu.
Në të njëjtën kohë tha se do të pranojë pa asnjë rezervë heqjen e imunitetit të tij nëse prokuroria vendos të nisë procedim penal për ngjarjen e ndodhur.