Kryeministri Edi Rama mban fjalën në ceremoninë shtetërore të varrimit të Ismail Kadaresë.
Në fjalën e tij Rama e cilëson Kadaren si njeriun që ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur dhe letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës.
“Po montohej për një shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty. Nuk ka më mirë. Askujt nuk do ti shkonte në mëndje rastësia që solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që I takon botës, asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që I takon botës.
Nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili symbyllur do të ndihej i marrë në mbrojtje nga të tërë ata që s’e donin.
Kur edhe Helena do më sillte fjalë se donte veç fjalën time, duke i qëndruar besnike Isit të saj, i cili kishte një alergji të rënde nderimet e sidomos fjalimet, zgjodhi të keqen më të vogël. Një fjalim të pashmangshëm, të paktën nga dikush që nuk flet thjesht se e kërkon detyra, por edhe si dikush që Ismailin e lidh te kënaqësia e bisedave jo të shpeshta.
Ky nder kaq i posaçëm, përveçse një barrë e rëndë përgjegjësia, mu pranë arkëmortit të njeriut që ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur, ndërsa letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës, mu bë një siklet i ububushëm.
Po aq i rrallë sa dalje në një provim para fytyrës tallëse të Ismailit, me tubimet nderimet, fjalimet. Në fakt sa e mora vesh që vdiq, dhe mendova pashmangshmërinë e përgatitjes ceremoniale, më është bërë si një pullë poste që s’më ndahet nga sytë pamja e tij e sëkëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit nga vetë presidenti i Francës”, u shpreh Rama.
Trupi i Kadaresë do të përcillet pas pak në banesën e fundit.
Gjithashtu në nderim të homazheve për Kadaren, ishte dhe Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti dhe kryetari i Tetovës Bilall Kasami që erdhën në Tiranë për ti dhënë lamtumirën e fundit gjeniut të letrave shqipe.
Ahmeti përcolli mesazhin për të gjithë të rinjtë që duan të ndjekin artin ecin në gjurmët e Kadaresë.
“Atyre që krijojnë prozë e poezi të vijojnë vazhdimisësinë e Kadaresë dhe Agollit” tha ai.
“Sot Tetova humb një qytetarë të saj. Ismail Kadare mbetet shkrimtari që padrejtësisht iu mohua cmimi Nobel për letërsinë, por besoj se cmimin ia dhanë lexuesit”, tha kryetari i Tetovës Bilall Kasami.
Pak kohë më parë Tetova i dha Kadaresë titullin “Qytetar Nderi’.