Përcillet mes duartrokitjeve për në banesën e fundit kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88-vjeçare.
Ashtu siç ishte përcaktuar, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u mbajtën homazhet publike për Kadarenë dhe një ceremoni shtetërore, ndërsa më pas nisi kortezhi për përcjelljen në varreza.
Mes familjarëve, dashamirësve të artit të tij, ka pasur dhe figura të rëndësishme të politikës.
Mes shumë figurave ishte presidneti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, ministra dhe deputetë, por dhe shumë personazhe të tjera të artit dhe kulturës.