Vendosni fjalën kyçe....

Vdiq pasi piu fostoksinë para SPAK, reagon i biri i Pal Trashajt: Më bllokuan dhe mua pagën minimale, të verifikohen të gjitha dosjet


Gledis, është djali i Pal Trashajt I cili u vetëvra duke pirë fotoksinë para SPAK. Prej vitesh viktimë e mashtrimit me mikrokredite, Trashaj kërkonte drejtësi.

Pak minuta pasi kishte pirë hapat, kishte telefonuar të shoqen

“Kam marrë fotoksinë se nuk po gjej drejtësi” i ka thënë asaj, tregon Gledisi.

I biri mbërriti mbrëmë në orën 23:00 në aeroportin Nënë Tereza.

“Jemi të shokuar emocionalisht. Humbja e prindit është e madhe”, tha ai.

Gledisi i kërkon SPAK të verifikojë vendimet e Gjykatave për dosjen.

” SPAK duhet të verifikojë të gjitha dosjet. Ne do të marrim avokat ta ndjekim”, është shprehur më tej.

Ai tregon se disa vite më parë një shoqëri përmbaruese i kishte bllokuar dhe pagën minimale.

‘Mua në 2014 më bllokuan dhe pagën, minimunim jetik. Punoja por nuk merrja pagë’ thotë ai nga ambientet e urgjencës së QSUT-së ku Pal Trashaj ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.  

Në mesditën e 2 korrikut, 63 vjeçari piu fotoksinë para SPAK dhe u dërgua me ambulancë me urgjencë në QSUT ku dhe u nda nga jeta. 

Në një reagim SPAK informoi se 63 vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.

Ndërkohë që oficeri i informacionit e ka njoftuar qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos u paraqitur për përgjigje.