Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti me motor në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 1 e 20 të mëngjesit ndërsa dyshohet se viktima me iniciale R.T. ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur duke humbur jetën në vend.
Njoftimi
“Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.