Vendosni fjalën kyçe....

Abuzuan me fondet e Frontex/ Prokuroria e Korçës: 17 policët në Korçë e dy financiaret përfituan 574 mijë euro


Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë u pezulluan nga detyra me akuzën për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ 19 persona, 17 prej të cilëve punonjës të policisë së shtetit, dy prej tyre në sektorin e financës në stacionin e Policisë Kufitare në Kapshticë.

Ndërkohë që dy të tjerë, përfaqësues të subjekteve tregtare janë nën hetim për Veprën Penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’

Në vijim të hetimeve dy vjeçare të kryera në kuadër të procedimit penal nr.32 të vitit 2022 nga Prokuroria e Korçës, rezultoi se punonjësit e policisë të cilët shoqëronin në kuadër të sigurimit të kufijve të gjelbër punonjësit e policisë të vendeve të tjera (FRONTEX), kanë kryer falsifikim të faturave tatimore për fjetje në hotel dhe ushqim.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të mungesës së dokumentacionit të duhur, punonjës të caktuar me shërbim në kuadër të operacionit FRONTEX, janë rimbursuar padrejtësisht në shumën 574,320 euro, prej të cilave 452,480 euro për punonjës të strukturave të tjera të caktuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe 121,280 euro për punonjës të DVKM Korçë. Nëpërmjet faturave fiktive, të ndihmuar dhe nga subjektet tregtare, këta punonjës kanë përfituar edhe pse shumica prej tyre të komanduar me shërbim në FRONTEX, janë të akomoduar në shtëpi me qira të cilët nuk e kalojnë vlerën e 200 Euro në muaj për 3-4 persona të akomoduar ose vendbanimin e kishin në Bashkinë Devoll.

Sa më sipër me kërkesë të Prokurorisë Korçë, Gjykata vendosi:

1.Behar Tafa, asistent në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

2.Arben Joco, asistent në Departamentin e Policisë Kriminale, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

3.Andon Marko, asitent në zyrën ndihmëse në DVP Elbasan, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

4.Shpëtim Ahmetaj, shef Sektori në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Departamentin per Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

5.Eranda Murataj, specialist Finance në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

6.Edi Spaho, trupë shërbimi, operator për sistemin, kamerat, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

7.Sandril Hyska, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

8.Andri Ibro, specialist për krimet, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

 

9.Endri Duro, ndihmës specialist, kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

10.Markeljan Murati, trupë shërbimi, operator për sistemin, kamerat caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

11.D.B, ndihmës specialist, kontrollor: Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

12.Denjon Myteberi, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

13.E.A. Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

14.Gerdi Haxhija, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

15.Ledion Xhafi, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

16.M.A. Specialist për krimet, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

17.Fisnik Mahmutllari, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë- Thanë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

18.Denis Agolli, përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë- Thanë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

19.Ana Ismaili, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

20.Anesti Thanati,  përfaqësues i subjektit tregtar me Hotel Valendina, caktimin e masës së sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i K.Penal; dhe

21.Genci Çakërri, përfaqësues i subjektit tregetar Genci Petrol, Bilisht, caktimin e masës së sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 I K.Penal”, njofton prokuroria Korçë.