Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Beqajt, kontrollohen banesat e zyrat e ish-ministrit dhe 6 të tjerëve, lë policinë e Tiranës dhe vendoset tek Blloku i Sigurisë


 

Sipas Shqiptarja.com agjentët e BKH-së dhe policia aktualisht po kryejnë kontrolle në agjencinë e BE-së së fondeve të njohura si SASPAK. Kontrollet po ushtrohen dhe në banesat dhe në zyrat e 7 personave për të cilët është prerë urdhërarresti.

Sipas dosjes Bjona Ziaj ka qenë konsulente financiare e përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Ndërkohë rreth orës 11:30 Beqaj ka lënë ambientet e drejtorisë së policië për tu vendosur tek Blloku i Sigurisë ku dhe do të qëndrojë deri në daljen në GJKKO për vlerësim të masës së sigurisë.

7 urdherarreste te firmosura

 Arrest ne burg

Ilir Beqaj

Ermal Kurtulaj

Alfred Nikollaj

Arrest në shtëpi:

Gazmend Haxhia

Elton Marini

Detyrim paraqitje:

Bledar Leka

Bjona Zijaj