Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Beqajt – Përplasje në Kuvend mes Tabakut e Spiropalit


Deputetja e Partisë Demokratike Jordia Tabaku dhe Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, janë përfshirë në një debat me njëra tjetrën duke shkëmbyer kritika.

Dy politikanet u përfshinë në debat lidhur me arrestimin e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Tabaku akuzoi shumicën qeverisëse duke e konsideruar mbrojtëse të korrupsionit.

Ndërsa Spiropali i përmendi rastin e Sali Berishës i cili po ashtu është nën masë sigurie nga prokuroria.

Debati:

Tabaku: Jeni bërë mbrojtës ekzemplarë të korrupsionit. Nuk është rasti i parë i abuzimit me fondet e BE-së (referuar Rastit Beqaj).

Spiropali: Trupi në ballkon, shpirti në Kuvend. Të njëjtat pretendime të tij edhe nga zonja parafolëse. Cilin turp po na tregoni?  Dilni në mbrojtje të tij, në sfidë të hapur ndaj prokurorive dhe gjykata. Na flasin për shëndetësinë këta që shëndetësinë e kishin tortë për ta ndarë.

Dogjani: Mos krahaso shëndetësinë, keni 12 vite në pushtet

Felaj: Do ju tërheq të drejtën e fjalës.

Dogjani-Felajt: Mos më çaj kokën, s’më heq dot ti mua të drejtën e fjalës, (i afrohet tek foltorja)

Spiropali- Tabakut: Komisioni antikorrupsion është një instrument që parlamenti ka të drejtë ta përdorë. Ju kemi bërë thirrje të vazhdueshme të jeni aty. Sa i takon raportit tonë me BE mos kini asnjë merak. Shqipëria është aleati më i besueshëm në rajon. Abuzimi me fondet nuk zgjidhet nga foltorja e kuvendit e zgjidh drejtësia. Në drejtësinë ia kemi kthyer publikut, ju e kishit pronë tuajën, të atij që është mbyllur në shtëpi sot.