Vendosni fjalën kyçe....

Elbasan, lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak me vete, arrestohet 28-vjeçari 


Foto ilustruese

Një 28 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi lëvizte me armë zjarri.

Autori është identifikuar si Gerard Lengo, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në banesë unformat blu gjetën dhe sekuestruan 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb, një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Arrestimi u krye në kudër të operacionit 5të të koduar “Kalibri”.

NJOFTIMI I POLICISË

“Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, për 3 muaj, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, hetim i cili u iniciua në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të punës për të garantuar sundimin e ligjit në territor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme i DVP Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Kalibri”.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi G. L., 28 vjeç.

Në automjet shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë i gjetën 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i posedonte këto sende, me qëllim trafikimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.