Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohej nga disa klube, mbrojtësi i Torinos zgjedh Napolin


Napoli i Antonio Contes nis të marrë formë, teksa futbollisti i parë që do t’u shtohet të kaltërve në këtë merkato vere do të jetë mbrojtësi Alessandro Buongiorno.

Italiani që shkëlqeu me Torinon dhe që ndiqej nga shumë klube, përfshi edhe Juventusin, zgjodhi të transferohej te Napoli, aty ku do të ketë mundësinë të luajë në një prapavijë me tre futbollistë, siç edhe është mësuar te skuadra granata.

Marrëveshja e Buongiornos me Napolin është arritur për një kontratë 5-vjeçare, teksa De Laurentiis do të firmosë një pagesë prej 35 milionë eurosh për kartonin e tij, shifër që mund të shkojë deri në 40 milionë euro bashkë me bonuset.

Vetë Buongiorno, në një bisedë mes miqsh ka pranuar se oferta e Juventusit ishte më joshëse për Torinon, por për të respektuar tifozerinë zgjodhi të mos transferohet te bardhezinjtë.

Në ditët e ardhshme pritet që mbrojtësi të kryejë testet mjekësore dhe të zyrtarizohet, teksa pas tij radhën për të firmosur me napolin do ta ketë Leonardo Spinazzola, futbollist i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Romën.