Seanca plenare e Kuvendit u ndërpre sërish me 5 minuta dhe shkak u bë një debat që shkaktoi Gazment Bardhi. Për shkak se ndodhej në mbledhjen për verifikimin e mandatit të Belerit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nuk u paraqit dot në kohë për të raportuar për raportin vjetor të KQZ.
Bardhi krijoi debat duke kërkuar që të respektohet rendi i ditës, ndërsa nuk lejoi Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale që të mbajë fjalën.
Bardhi: Të vijë komisioneri shtetëror këtu.
Noka: Ke rregullore.
Felaj: Vijoni zoti Dervishi.
Bardhi: Jo s’do të vijojë zoti Dervishi. Ca është kjo sipas qejfit. Ca është ky komisioner shtetëror….
Felaj: Është pamundësi objektive që komisioneri të ndodhej këtu. Po abuzoni me pozicionin e deputetit dhe po shkaktoni kaos në seancë pa ndonjë qëllim. Kërkoni të prishni rendin.
Në debat u përfshi edhe Flamur Noka.