Vendosni fjalën kyçe....

Mickoski: Shumë shpejt do të doja të vizitoja maqedonasit në Shqipëri, dua t’u rikthej besimin


Kryeministri Hristijan Mickoski akuzoi qeverinë LSDM-BDI për lejimin e propagandës bullgare mes maqedonasve në Shqipëri.

Mickoski tha se ka shumë më shumë qytetarë që janë deklaruar si bullgarë në Shqipëri dhe pyeti nëse Bullgaria do të vendosë kusht që ky popull të përfshihet në Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë.

“Maqedonasit në Shqipëri, shumë shpejtë do të doja t’i vizitoja, dhe do të shkojë t’i vizitojë, dua ta rikthejë besimin.

Më vjen keq që qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së kështu sillej dhe la hapësirë që propaganda e huaj të jetë aktive në atë pjesë, por unë do të them që ajo politikë asimiluese e fqinjit tonë lindor nuk është vetëm te maqedonasit, nëse i shihni numrat do ta shihni që përfshin një pjesë të madhe të qytetarëve të tjerë në Shqipëri. Kjo është diçka që duhet të analizohet me më tepër seriozitet.

Tani parashtrohet pyetja, sepse në Shqipëri ka tre herë më shumë që janë deklaruar si pjesë e bashkësisë bullgare, a do të kemi edhe për Shqipërinë kusht që ata të jenë në Preambulën e Shqipërisë? Sepse tre herë më tepër ka qytetarë të Shqipërisë që thonë për vete se janë pjesë e bashkësisë bullgare, nga ata që thonë se janë në Maqedoni”, shtoi Mickoski.