Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë nisi me një minutë heshtje për nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare i cili u nda nga jeta më 1 korrik.
Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit uroi dhe SHBA për ditën e Pavarësisë.
“Krenarë për aleancën me SHBA” tha Nikolla.
Ashtu si dhe herë të tjera dhe kjo seancë e sotme ka nisur me debate të forta mes dy grupeve në parlament ku kanë kaluar në ofendime mes kryetarit të grupit të PD-së Gazment Bardhi dhe deputetit të PS-së, Erjon Braçe.
E ndërsa Bardhi fliste nga foltorja, Braçe reagonte nga vendi i tij por nuk e kishte mikrofonin të ndezur.
Bardhi: Si boll, mo Pandi a e dini për çfarë e ka këshilluar? Për cfarë i ka paguar lekët nga taksat e shqiptarëve për një të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar e trafikun ndërkombëtar të drogës. Lekët e shqiptarëve që i lini pa ilace në spitale e keni guximin të thoni mos i thuaj
Braçe flet nga vendi por nuk dëgjohet.
Bardhi: Ça ke ti mo! Gore ça ke! Gore ça ke! Ça ke …
Braçe.. Dëgjohet të flasë por është pa mikrofon
Braçe: Kurvë! Mua… Ca ke mbyll gojën se.. (Flet pa mikrofon)
Bardhi: Mbyll gojën ti e mos guxo të flasësh kur janë unë duke folur. Mbaj vendin aty
Gazment Bardhi: E mos guxo mbaj vendin tënd. Mos fol zëdhënës i krimit të organizuar e korrupsionit.
Braçe…. (Nuk dëgjohet)
Bardhi: Vrave njerëz në derën e SPAK! Ti e vrave . ti e qeveria jote që nuk ndërhyni për kreditë e këqija e i keni lënë rrugë. Ju ka sjellë si dele dhe kujtoni se jemi të gjithë dele
Lindita Nikolla: Shpifjen dhe agjendën tuaj politike të brendshme nuk mund ta ktheni në agjendën politike të vendit.
Gjithashtu më pas në debat është përfshirë dhe kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi me Gazment Bardhin në Kuvend.
Ndër të tjera deputetit të opozitës Bardhi iu refuzua kërkesa për interpelancë me Ramën, lidhur me Florian Coldea, për të cilin deputeti demokrat kërkonte nga Rama shpjegim se përse ka emëruar këshilltar të jashtëm një ish-agjent sigurimi dh enjë person që akuzohet në Rumani për trafik droge.
Çuçi tha se çështjet që ai ka me drejtësinë lidhen me Rumaninë dhe se ai nuk është më këshilltar i Ramës.
Nga ana tjetër, Çuçi i tha Bardhit se ka ikur koha kur Fazlliç, llumi i mafes sllave ulej në Këshillin e Sigurimit të Shqipërisë ka ikur.
“Mbani rendin e seancës. Nuk mundet asnjë deputet, as më tepër kreu i grupit të flasë me atë gjuhë dhe ti drejtohet kryetares së kuvendit, duke ngritur gishtin dhe duke ju akuzuar me një fjalor që nuk është etik. Kjo hipokrizia në këtë parlament sigurisht që ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, me një shkolle politike të vjetër.
Koha kur Fazllic ulej në Këshillin e Sigurimit dhe një këshilltar i marrë nga llumi i mafies sllave dhe ulej në Këshillin e Sigurimit të Shqipërisë ka kaluar. Personi që kërkuar interpelancë është ish zyrtar i shërbimeve inteligjente që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar në Rumani.
Rama e ka marrë në një moment kur nuk kishte më pozicion, nëse akuzohet në vendin e tij për vepra të ndryshme është çështje e Rumanisë, kur kryeministri informohet e ka larguar dhe nuk e ka më”, tha Çuçi.
Më tej pas debateve dhe afrimit pranë foltores nga Gazment Bardhi e Flamur Noka, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën Nokës pasi nuk respektuan procedurën, por kjo nxiti reagimin e dy deputetëve të cilët kanë bllokuar foltoren.
Nikolla: Mafie je vetë, të tërheq vërejtje për fyerje. S’je gjykatësi këtu, je deputet si gjithë tjerët, kreu i grupit dhe ke përgjegjësinë të respektosh rregulloren.
Noka: Na jep të drejtën tonë që të ikim.
Për shkak se u bllokua foltorja, Nikolla dha 5 minuta pushim.